Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar publikisht “patronazhisten” që sipas saj po e spiunon për preferencat politike.
Përmes një statusi në Facebook, gazetarja zbulon identitetin e vajzës, e cila ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në database-n e Partisë Socialiste, gjë që solli dhe skandalin me përdorimin e të dhënave personale.
Me anë të këtij postimi Lala paralajmëron vajzën në fjalë( Klaudia Muço) se do ta gjejë kudo që të jetë dhe se çështjen do të ndjekë në gjyq.
“Te gjeta shpirt, xhane, zemer…e sheh sa shpejt te shesin kur sherben. E vogel shume ti te spiunosh:) sta thane qe sta thane ke preferoj une politikisht. Sdo e marresh vesh kurre zemra:) meqe kishe nr tim dhe cdo gje tjeter ja dhe joti…”, shkruan Klodiana Lala.
“Klaudia Muco. Keshtu quhet vajza qe me spiunon mua. Me shenon si te pasigurte ne vote. Ska informacion per preferencen politike. Mendon se mund te kem votuar te djathten ne 2013, por te verteten s’e di. E shkreta ti sa rende burimet. Nje vrap hajde me tako, t’i rrefej te gjitha…Une do ta coj ne gjyq kedo prek te dhenat e mia personale. Ne vrime te miut te jesh une do te te gjej. Perbuzni spiunet,”-, shkruan Lala.
Burimi:NewsBomb