I vodhi çantën dhe celularin/ Hajdutit i bie infarkt, pronari i shpëton jetën

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Brescia të Italisë. Bëhet me dije se një 45-vjeçar tunizian në përpjekje për të vjedhur një shofer automjeti, pësoi infarkt në zemër. Ishte vetë shoferi që do grabitej ai që e shpëtoi 45-vjeçarin dhe lajmëroi kalimtarët për të kërkuar ndihmë. Fatmirësisht mes kalimtarëve ishte edhe një infermier që i dha ndihmën e parë grabitësit deri sa erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital.

Para se të së sëmurej, grabitësi tunizian i ishte afruar makinës së parkuar të shoferit, duke i shfryrë një gomë me thikë. Shoferi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën. Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, ndërhyri tuniziani i cili mori çantën dhe celularin por kur po përpiqej të shpëtonte u rrëzua përtokë. Personi i parë që ndërhyri ishte personi i grabitur i cili nuk mendoi dy herë për të paralajmëruar ekipet e shpëtimit. Një gjest i vërtetë solidariteti i burrit që shpëtoi jetën e hajdutit, i cili tani është në spital, por është mirë.

Burimi:tgcom24, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu