I vranë djalin në 2015, babai padit autorët, kërkon shpërblim monetar

0

Babai i Edmond Theodhorit, të vrarë në vitin 2015, ka paditur në Gjykatën e Sarandës dy të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij. Hamit Mehmeti, ka paditur në Gjykatë Elion dhe Keivi Hysën, për të cilët kërkon shpërblim monetar.

Gjyqtarja Suela Xhani po shqyrton kërkesën e paditësit ,me të paditur Elion dhe Keivi Hysa, me objekt “shpërblim dëmi”. Edhe pse Mehmeti e ka bërë padinë për të dy personat, rezulton se Elion Hysa është gjetur i vrarë në korrik të vitit 2018, në Nikël të Fushë-Krujës.  Ndërsa vëllai i tij Keivi Hysa, u ekstradua në tetor 2019 nga Italia pasi Gjykata e Sarandës e kishte dënuar për vrasjen e Theodhorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu