Mjecaj tentoi disa herë nëpërmjet hapësirave që jep ligji të përfitonte gjykimin e shkurtuar, por në asnjë shkallë nuk mundi ta merrte. Shkalla e parë e Gjykatës së Shkodrës dhe më vonë edhe Apeli e lanë në burg përjetë për atë krim të llahtarshëm, ndërkohë që ai pas 7 vjetëve ritenton sërish duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë për ta marrë gjykimin e shkurtuar nëpërmjet një rekursi.
Shtatë vite më parë vendi do të tronditej nga ngjarja e rëndë e vrasjes së 2 turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kusinova nga Sokol Mjecaj që në atë kohë ishte vetëm 20 vjeç.
“I vrava se doja tu merrja makinën, por ata rezistuan dhe më pas iu mora telefonin se ishte i mirë”!
Këto ishin fjalët e para që i riu tha në polici pas arrestimit që përfshiu shumë struktura të policisë. I riu nga Prekali i pranoi akuzat dhe ishte në gjendje gjakftohtësie kur rrefeu momentin e ekzekutimit të çiftit të cilin kishin ardhur për të vizituar bukuritë e zonës por që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i fundit për ta.
Mjecaj tentoi disa herë nëpërmjet hapësirave që jep ligji të përfitonte gjykimin e shkurtuar, por në asnjë shkallë nuk mundi ta merrte. Shkalla e parë e Gjykatës së Shkodrës dhe më vonë edhe Apeli e lanë në burg përjetë për atë krim të llahtarshëm, ndërkohë që ai pas 7 vjetëve ritenton sërish duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë për ta marrë gjykimin e shkurtuar nëpërmjet një rekursi.
VENDIMI
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në vitin 2015. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkodër, të dhënë në vitin 2018 për të riun, akti i të cilit tronditi mbarë opinionin publik. Autori i atij krimi bëri përpjekje duke kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykatat nuk pranuan e për pasojë mbrojtësi i tij e çoi në Gjykatën e Lartë me anë të një rekursi, që kjo e fundit vendosi përfundimisht të ia refuzonte. Mjacaj është lënë në të njëjtën masë dënimi dhe me sa duket nuk do të mund ta ndryshojë.
AKUZA
Sokol Mjacaj akuzohet se vrau dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj është larguar nga vendngjarja dhe është ulur në një kafene të fshatit dhe më pas ka porositur kafe. Sipas dosjes hetimore ai i tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur.
Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit është larguar në drejtim të paditur. Kamerieri pasi ka ndezur aparatin fotografik ka parë fotot e dy turistëve të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Ai u arrestua pas tri ditësh kërkime me angazhimin e qindra forcave policore dhe në momentin e marrjes në pyetje pranoi: “Po, unë jam autori. Vrasjen e kam kryer i vetëm dhe pa bashkëpunëtor. Qëllimi ishte të grabisja makinën. Kam hipur me zor në makinë.
Në fshatin Lotaj i kam dalë para automjetit e u kam drejtuar armën, duke u bërë me shenjë të ndalojnë. Kanë ndaluar dhe me zor u kam hipur në makinë. Gjatë gjithë rrugës deri në Prekal i kam mbajt nën kërcënimin e armës, aty u kam thënë të zbresin, por tentuan të më merrnin armën dhe i qëllova. Makinën nuk e mora pasi ra në greminë kur e qëllova shoferin gjatë ecjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj është larguar nga vendngjarja dhe është ulur në një kafene të fshatit dhe më pas ka porositur kafe. Sipas dosjes hetimore ai i tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur.