Arlen Hasanaj, 34-vjeçi, i cili dyshohet se vuri eksploziv në banesën e Dukës, vijon të mbajë qëndrim mohues.
Ndërkohë, burime nga grupi i hetimit që po merren me zbardhjen e lësaj ngjarjeje bëjnë me dije se do ketë një ballafaqim mes, presidentit të FSHF-së dhe të riut. Sipas burimeve ballafaqimi mes tyre pritet të behet në komisariat pasi dhe vrtë Duka, i pyetur nga policia e Durrësit është shprehur se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë konflikt me të riun.
Po ndryshe mendojnë autoritetet pasi ndaj Hasanaj janë ngritur 4 akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa përsa i përket provae kryesore ndaj 34-vjeçarit, janë kamerat e sigurisë që grupi hetimor ka ndjekur në rrugët që Hasanaj zgjodhi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Tritoli i vendosur në portën e banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës. Sipas hetuesve rreth 100 gram eksploziv ka vendosur në derën e banesës së presidentit të Fshf. Lënda plasëse ka shpërthyer 1 minuta e 15 sekonda pas vendosjes së tritolit.