I vuri flakën dy ndërtesave të banimit, arrestohet siriani në Gjermani. Lëndohen 30 persona

0

30 persona mbeten të lënduar nga një zjarrvënie në qytetin Essen të Gjermanisë.

Autori i dyshuar është një 41-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet gjermane.

Ngjarja ndodhi të pasditen e së shtunës, ku dy ndërtesa banimi u përfshinë nga flakët.

Në mesin e të lënduarve ishin dhe 8 fëmijë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi kanë thithur sasi të madhe tymi.

I dyshuari është banues në Essen, por me nënshtetësi siriane.

Ndërkohë autoritetet gjermane po hetojnë rastin, nëse ka të bëjë me motiv politik, apo nëse vuan nga probleme të çrregullimit mendor.