TIRANË – Tritoli në biznesin në Tiranë që shpërtheu gjatë natës, dyshohet se ka ardhur për shkak të konkurrencës. Raportohet se dyqani i kozmetikës ishte marrë me qira disa muaj më parë, ndërsa pronarja Enisa Piroli vinte nga Laçi në Tiranë për hapur biznesin e saj.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vendosjes së tritolit. Mësohet se ka qenë një sasi e vogël lënde plasëse ndërsa kamerat kanë fiksuar një person me kapuç i cili ka ndezur tritolin.