I zhduket bashkëshortja me djalin 2-vjeçar, burri kërkon ndihmë: Nuk dua t’ja di për gruan, dua vetëm djalin

0

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke lënë pas dhe djalin e vogël. Ai është shprehur se ka kontaktuar dhe familjarët e saj, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë informacion se ku Klaudia mund të ndodhet dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë më për të.

Gjovalin Mikaj kërkon që të gjendet djali dhe se të sigurohet që ai është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.