Pas kërkimeve të vazhdueshme të polumbarëve të RENEA-s, me ndihmën e shërbimeve të Komisariatit të Policisë në Skrapar, është arritur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit holandez, i cili u mbyt gjatë notitjes në kanionet e lumit Osum.
Më datë 08.05.2023, shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, u drejtua në spitalin e Çorovodës për ndihmë mjekësore.
Ajo raportoi se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin shkuar për të notuar në kanionet e lumit Osum.
Shtetasja 64-vjeçare arriti të dalë nga uji, por bëri me dije se bashkëshorti i saj u kap nga rrjedhat e ujit.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Skrapar dhe polumbarët e Repartit Special “RENEA” organizuan menjëherë operacionin për të gjetur shtetasin J. A. S.
Pas tre ditësh të kërkimeve intensive në rrjedhën e lumit Osum, ekipi specializuar i polumbarëve të RENEA-s arriti të gjejë trupin e pajetë të 68-vjeçarit në një nga kanionet e lumit.
Në kërkimet ishin përfshirë gjithashtu edhe 2 anëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.
Materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.