-Reperi Noizy ka treguar se varësen nuk ia kanë vjedhur. Ai ka ndarë videon, në të cilën shihet varësja e tij së bashku me disa bizhu të tjera. Reperi shkruan se nuk ka lindur akoma ai person që ia merr varësen.
‘Ska lind hala ai qe e merr’- shkruan Noizy.
Dosja.al publikoi ditën e sotme një video në të cilën shihej Noizy, në koncert. Në fund të saj u vu re se reperi nuk kishte më varësen e tij, ç’ka la dyshime se ajo mund të ishte vjedhur.





