Identifikohen 717 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë identifikuar 717 raste të reja me COVID nga 4.132 testime të kryera.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu