Identifikohen 81 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 81 raste pozitive me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftuan se një pacient ka humbur jetën.

Sot janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221,022.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 2,058.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu