Identifikohen dy vëllezërit dhe pasagjerja që humbën jetën në Rrugën e Arbrit. 4 të plagosur. (EMRAT)

0

Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, raportohet se janë dy vëllezërit që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasja Lulzime Istrefi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosurTë plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç që u dërguan te spitali Bulqizë.

Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Bulqizë / Informacion paraprak:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu