Identifikohen katër raste të reja me COVID në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë ditën e sotme janë shëruar 10 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive është 343.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu