Betim Kastrati 38 vjeç është personi i gjetur i vdekur në makinë në anë të aotostradës në afërsi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në Lushnje.
Dyshohet se 38-vjeçari të jetë vetvrarë me arme zjarri pistolete brenda mjetit tip ‘Volvo’ me targë AA550 AI.
Në njoftimin zyrtar thuhet se mjeti tip “Volvo” ishte i parkuar në mënyrë të rregullt dhe brenda tij u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Betim Kastrati 38-vjeç me banim në Durrës.
Ai punonte në Portin e Durrësit dhe mendohet s enë kushte depresive i ka dhënë fund jetës.
Trupi i tij është dëeguar për ekspertim në morgun e spitalit të Lushnjes.
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.