Identifikohet autori që i vendosi eksploziv banesë s së kreut të FSHF Armando Duka.
Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.
Bëhet me dije se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.
Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.