Identifikohet personi i vrarë në Lezhë. Emri

0

LEZHË- Nikolin Marku,(Lekstakaj) është personi i cili ka mbetur i vrarë ditën e sotme me armë zjarri në fshatin Balldre. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldre. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje mes hakmarrjes mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, por ende asgjë nuk është vërtetuar.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu