Identifikohet roja i sigurisë i vrarë tek Top Channel

0

TIRANË- Në drejtim të ambienteve të Top Channel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP është qëlluar më shumë se 25 herë me kallshnikov. Dosja.al ka mësuar se roja i sigurisë që mbeti i vrarë ka marrë vetëm një plumb në trup, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Ai është identifikuar si Pal Kola, 60 vjeç.

Kola ishte në vendin e tij të punës, kur persona ende të paidentifikuar janë afruar pranë televizionit kombëtar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Më pas, ata janë larguar dhe kanë djegur automjetin bashkë me armën brenda. Makina është gjetur në flakë në aksin Tiranë-Durrës dhe është sekuestruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu