Identifikohet shqiptari që ngriti në këmbë Vatikanin e përplasi efektivët. Emri

0

ROMË- Shqiptari që prishi qetësinë e Vatikanit ku u shënuar të shtënat e para me armë pas shumë vitesh është identifikuar si Erjol Nako. Momentet e panikut janë filmuar nga vetë qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë.

“O Betim, kam frikë, s’e heq këmbën nga gazi,”- dëgjohet të thotë një zonjë në sfond.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Panteonit në Romë. Policia i ka bërë me shenjë drejtuesit që të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari shqiptar nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar. Nga dritarja e mjetit ka hedhur një orë e një portofol për të çorientuar efektivët, por karabineirët e kanë ndjekur sërish. Dy prej tyre i dolën përpara dhe shqiptari i përplasi. Më pas, ai Nako u arrestua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu