Një ditë para takimit të qeverive, Rama: Do heqim të gjitha tarifat doganore me Kosovën

0

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sedo të heqë të gjitha tarifat doganore mes Shqipërisë e Kosovës. Vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverisë që pritet të mbahet nesër në Prishtinë, Rama ka vizituar një fabrikë prodhimi mielli dhe

ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore. Kryeministri Rama bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, duke shtuar se do të presë që qeveria ta analizojë mjaftueshëm.

“Bashkë me ministren Frida Krifca flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja. Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithçka që vjen nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Ksoovës por qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë,”- tha Rama ndër të tjera.

Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu