Idrizi rrahu gruan dhe e hodhi nga kati i tretë, kërcënimi: Thuaj që re duke nderë rrobat

0

Dilaver Idrizi, 61 vjeç dhunonte gruan e tij prej vitesh, që nga 2009-a kur dyshja lidhën kurorë, por kulmi ishte pas 8 marsit të këtij viti. Historia horror nisi kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit, Dilaver Idrizi.

Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit, pasi gruaja nuk kishte telefon dhe ajo e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. Pas debatit për mesazhet, burri ka rrahur gruan pa pushim me grushte, shkelma dhe rrip pantallonash. Ndërsa e kërcënonte me fjalët: Nuk do të dalësh e gjallë nga kjo shtëpi dhe do të të vras.

Më pas, Idrizi e ka shtyrë të shoqen dhe e ka hedhur nga ballkoni i katit të tretë. Gruaja u dërgua në spital, u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Pas ka filluar të shërohet, gruaja është pyetur se si u rrëzua nga ballkoni por para policisë ka treguar se nuk mban mend asgjë. Bashkëjetuesi i saj ndërkohë e kishte kërcënuar paraprakisht gruan dhe fëmijët e saj se duhet të thonin se ajo është rrëzuar duke nderë rrobat në tel. Dilaver Idrizi ka qendruar në çdo moment pranë bashkëjetueses së tij për të mos i lënë mundësi të fliste dhe tregonte.

Dyshuese, e bija ka tentuar të sigurojë privatësi me të ëmën, por Idrizi nuk e linte asnjëherë në prani të dikujt tjetër. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje, kur në fakt e kishte shtyrë ai.

“Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë. Aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë,”- i tregon ajo të bijës.

Ishte e bija ajo që bëri denoncimin dhe tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte. Vajza tregon para policisë se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.

Gruaja ishte dhunuar nga bashkëjetuesi i saj që në fillim të lidhjes por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve. Edhe fëmijët kanë qenë prezent të dhunës ndaj mamasë së tyre. Vajza, e cila tashmë është e martuar ka dhënë më shumë detaje nga situatat midis çiftit ndërsa vëllai i saj vazhdon studimet në Turqi e të lënduar e cila ka treguar se shumë herë kanë parë dhunën që ai ka ushtruar ndaj mamasë. Pas rrëfimeve Idrizi është vënë në pranga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu