IEBV jep 7 bursa studimi për studentët e mjedisit, priten bashkëpunime të tjera me Universitetet shqiptare

0

Për të dytin vit radhazi, shoqëria “Integrated Energy”, kompania që menaxhon trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, ka dhuruar bursa për studentë ekselentë të degëve mjedisore.

Këtë herë bashkëpunimi i shkëlqyer mes biznesit dhe shkollave, ka qenë me nje universitet privat, ku shoqëria “Integrated Energy” ka dhuruar 7 bursa për studentët e këtij universiteti, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe dhe një kontribut për profesionistët e së ardhmes në fushat e mjedisit.

Administratorja e “Integrated Energy”, Arjola Kodra gjatë takimit deklaroi se bëhet fjalë për një rinovim të kontratës dhe se mbështetja ndaj studentëve do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

“Rikthehem përsëri në kete Universitet për një të mirë, njësoj si vitin e kaluar akademik që lamë pas. Pra, për rinovimin e kësaj marrëveshjeje” tha Arjola Kodra.

Bashkëpunimi mes shoqëria “Integrated Energy” dhe universiteteve shqiptare pritet të vijojë edhe në të ardhmen, me nisma të tjera

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu