Ihone 13 do ‘komunikojë’ me satelitët. Risitë e ‘perlës’ teknologjike

0

IPhone 13, i cili pritet të dalë në treg së shpejti nga Apple do të vijë me risinë që nuk do e kishte menduar askush. Mësohet se teknologjia e këtij telefoni do të lejojë të lidhet me satelitët, duke lejuar përdoruesit të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe kur ata janë jashtë rrezes së rrjetit 4G ose 5G.

Analisti i TF International Securities, Ming-Chi Kuo tha se pajisja e re do të ketë një çip të personalizuar Qualcomm që lejon komunikime satelitore, duke e bërë iPhone-in e ardhshëm një ‘telefon satelitor’, sipas një raporti nga MacRumors .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu