“Ija shkon në Londër me ftesë nga Mbretëresha”, Besi: Do bëj master për rritje majdanozi

0

Gjyshja e aktorit Bes Kallaku, Ija është kthyer tashmë një ndër personazhet më të dashur nga publiku.

Madje, herë pas here shumë fansa janë të interesuar se çfarë bën ajo dhe Besi nuk nguron të publikojë foto në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ija ka shkuar në Londër dhe sipas Kallakut, ka marrë ftesë personale nga Mbretëresha Elisabeth.

Besi është shprehur me plot humor se ajo ka shkuar për të bërë masterin në rritjen e majdanozit.

“The Queen of Bubqi n’Londer, me ftese personale nga The Queen of England! . Ka shku me bo master per rritje majdanozi ne kushte shpie. . Zoti j’u rujt! The Queen of Bubqi n’Londer, me ftese personale nga The Queen of England! . Ka shku me bo master per rritje majdanozi ne kushte shpie. Zoti j’u rujt!”, ka shkruar ai krahas fotos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu