“Sot po përdridhej para gazetarëve” Basha për krizën energjitike të lajmëruar nga Rama

0

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka thënë se kriza energjitike e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, është e pavërtetë, duke argumentuar se kjo ishte një përpjekje e tij ëpr të krijuar kushte psikologjike tek njerëzit në mënyrë që të arrijë të rrisë më tej cmimin e energjisë.

Ai tha më tej se kjo ishte një krizë e planifikuar dhe ëbri thirrje që të shiheshin edhe bilancet e shit-blerjes së energjisë ku Shqipëria ka humbur miliona euro.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve psikologjike tëk njerëzit për atë që kërkon të bëjë për rritjen e cmimit të energjisë. Sot përdridhej tek gazetarët jo si avokat i njerëzve por i klientëve të tij. U përpoq ta krahasonte situatën me vende të tjera por nuk ka asnjë krahasim.

Edhe përpjekja megalomane që jemi mësuar tashmë për ti qarë hallin kalorësit, për të justifikuar atë cfarë ky ka ndërmend të bëjë për të dezinformuart opinionin publik për të bërë që rritja të duket e pashmangshme. Nuk është kështu kjo është një krizë e planifikuar. I keni bilancet e energjisë e keni parë sesi në verë i shesin me cmim të ulët dhe e blejnë me katërfshi cmimin muaj më vonë me tendera korruptivë duke keqpërdoruara.

E kam thënë OSHE dhe KESH janë të zhytura në korrupsion. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për ti cjerrë maskën asaj që po ndodh ku cmimi i blerjes është shumë më i lartë. Për të 3 këta tendera diferenca është 10 milion eurosh. Nuk ka thatësira, por ka një bollëk, pasi nuk dihet nga kanë shkuar më shumë se 10 milion euro. Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhet të ishte blerë ajo energji nëse nuk do ishte shitur aq lehtë energjia elektrike në verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu