Sinoptikania Lajda Porja parashikon se kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët ku temperaturat do të rriten deri te 7-8 gradë.
Ndërsa, sa i përket javës që vjen, sinoptikania tha se pritet një javë krejtësisht dinamike, ku do të kemi rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por me diell.
“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës.
Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta.
Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.





