Rishfaqet Alfred Rushaj, i pranishëm në takimin e Bashës në Tiranë

0

Ish-kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj është rishfaqur sërish në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Rushaj ishte prezent ditën e sotme në takimin që Basha zhvilloi me demokratët e njësisë 4 në Tiranë. Duket se marëdhënia me Bashën vijon të jetë e njëjtë edhe pas largimit të tij nga funksionet brenda partisë.

Më 15 janar 2022, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se Rushaj nuk do të ishte më as nënkryetar i Partisë Demokratike dhe as në krye të grupit parlamentar të PD-së. Në vend të Rushajt, u vendos Enkelejd Alibeaj. Sipas Bashës vendimi ishte i përbashkët me Rushajn. Mirëpo ky i fundit ‘u zhduk’ për ditë me radhë pa dhënë asnjë koment për këtë lëvizje brenda PD-së. Ishte sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili deklaroi se Rushaj në atë kohë ishte rëndë me Covid.