Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ish-ministri është paraqitur edhe më herët këtë javë në SPAK, pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje ndaj tij, me detyrimin që ai duhet të shkojë dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.