Ilir Daja shpallet ‘Trajner i vitit’ në Kosovë

0

Një ndër meritat kryesore për sukseset e skuadrës së Ballkanit gjatë këtij viti ka qenë  trajneri nga Shqipëria, Ilir Daja.

Ilir Daja me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv.

Arritjet e klubit të Ballkanit kanë bërë që  Daja të vlerësohet trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës.

Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli

“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesorë, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha trajneri Daja.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu