Ilir Meta i tregon Bajram Begajt Presidencën

0

TIRANË- Presidenca ka publikuar pamjet e takimit mes kreut të ri të shtetit Bajram Begaj me paraardhësin e tij, ish-presidentin Ilir Meta. Para nisjes së ceremonisë zyrtare për dorëzimin e detyrës, Begaj është pritur nga Meta në hyrje të Presidencës. Meta e priti Begajn me një përshëndetje ushtarake, me dorën e ngritur. E më pas, i tregoi nga afër ambientet e institucionit që Begaj do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme.

Ata kanë shtrënguar disa herë duart mjaft përzemërsisht ndërsa janë parë duke diskutuar me njëri-tjetrin, por asnjë moment nuk është zbuluar se ç’kanë diskutuar nga afër.

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu