Ilir Meta sherr me vëllain e Lefter Kokës dhe nipin e Nasip Naços

0

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur disa ditë më parë në një nga hotelet luksoze në Gjirin e Lalzit.

Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë është përplasur ashpër me disa personazhe, të cilët më parë kanë qenë miqtë e tij.

Konflikti ka ndodhur në një darkë familjare, në një hotel në Gjirin e Lalzit, ku Meta ishte i ftuar me disa personazhe të jetës politike dhe biznesit në vend.

Një burim i pranishëm në darkën familjare i tha CNA.al se ish-presidenti i dehur ka debatuar ashpër me vëllain e Lefter Kokës, Nard Kokën, duke diskutuar dhe akuzuar se Edi Rama i kishte futur vëllain në burg, ndërsa gjatë kohës që ishte pas Ilir Metës ai nuk përfundoi kurrë kështu, por Ilir Meta e kishte bërë edhe ministër.

Debat të ashpër Ilir Meta kishte bërë edhe me nipin e deputetit Nasip Naço, i cili tashmë ka kaluar te Partia Socialiste.

Debatet kanë qenë shumë të tensionuara, të ashpra dhe gati ka shkuar gjithçka në një përplasje fizike, por ka qenë ndërhyrja e organizatorëve të darkës, një biznesmeni dhe kryetarit të PAA-së, zotit Agron Duka që ka qetësuar debatin e ashpër që ka filluar me nipin e Nasip Naços.

Leonard Koka është njeriu që në vitin 2012 organizoi darkën e famshme të ngjalave në Gjirin e Lalzit ku u bë dhe marrëveshja Rama – Meta, që solli Rilindjen dhe LSI-në në pushtet ne vitin 2013.

Tashmë pas 10 vitesh organizatori i “tavolinës së ngjalave” perplaset me Metën, i cili nga ana e tij këmbngul që Lefter Koka dhe Nasip Naço janë produkte të tij dhe janë mosmirënjohës që kanë përfunduar keq duke u përdorur nga Edi Rama.

Lajmi është tentuar të mbahet shumë konfident dhe deri tani nuk është raportuar.

CNA.al ka mundur të sigurojë të dhëna të plota në lidhje me këtë ngjarje dhe këtë konflikt të ashpër që ish-presidenti Ilir Meta ka pasur me Leonard Kokën dhe nipin e Nasip Naços./ CNA.al



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu