NGA FATMIR POPJA
Një nga emrat më të spikatur të peshëngritjes shqiptare të dekadave të fundit është zgjedhur këtë mesjavë zv.president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.Bëhet fjalë për ish sportistin dhe sipërmarrësin e suksesshëm ,elbasanasin Ilir Topuzi .Ai pason në këtë post Ilir Kullën i cili u dorëhoq nga ky pozicion para disa javësh.
Pas një mbledhjeje të gjatë në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, u zgjodh Ilir Topuzi në këtë post shumë të rëndësishëm në peshëngritjen shqiptare .Në votimin për zgjedhjen e zv . presidentit të FSHP morën pjesë sportistë dhe trajnerë nga të gjitha ekipet e peshëngritjes shqiptare.Ata vlerësuan seriozitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sportin e peshëngritjes të Ilir Topuzit .Ai gjatë procesit të votimit mori mbështetjen maksimale për postin e zv.presidentit të FSHP duke u vlerësuar si aset i rëndësishëm i sportit .Ilir Topuzi është ish-peshëngritës i Elbasanit gjatë periudhës 1982-1992 dhe 1992-1993 me ekipin e Livornos në Itali .Si sportist Ilir Topuzi është shpallur nënkampion kombëtar në peshën 67 dhe 75 kg dhe është një emër i mjaft njohur i peshëngritjes dhe biznesit.
Ilir Topuzi ka garuar me kampionin e botës Luan Shabani, Pirro Dhima, Viktor Mitro, Mirjan Hakani, Ardjan Daka etj.Edhe më herët Topuzi ka mbajtur postin e zv.presidentit të FSHP dhe në 2018 ishte favorit për postin e Presidentit të FSHP .