Imam Ahmed Kalaja: Arjan Sala është dëshmor, është hero! Ai shpëtoi 25 jetë!

0

Dr. Imam Ahmed Kalaja lëshoi thirrjet “ Dëshmori Arjan Sala!”, menjëhërë pas lajmit për gjetjen pa jetë të trupit të 32-vjeçarit që vdiq brenda magazinës në flakë të qëndrës tregtare në Tiranë.

“Ai është dëshmor i atdheut! Ai është hero i kombit! – shkroi Imami Kalaja në Fb. – Ai shpëtoi jetët e njerezve me jetën e tij. Ai që shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin e thotë Kurani, po ai që shpëton 25 jetë sikur të shpëtuar 25 njerëzime.

Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë se ai qe vdes nga zjarri është dëshmor. Qofsh i Xhenetit vëlla! Njoftojmë se falja e xhenazes do të jetë në orën 15:00 në Xhaminë Bulçesh i Ri. Qoftë varri për të kopësht i xhenetit! Amin!” e përfundoi mesazhin e tij hoxha i njohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu