Importonin drogë nga Spanja dhe e shisnin në Gjermani/ 5 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

0

GJERMANI- Policia gjermane ka arrestuar 5 persona si të dyshuar për import dhe tregëtimin e marijuanës. 2 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë. Policia e Dortmundit tha se u ekzekutuan 5 urdhër-arreste dhe u ekzaminuan objekte në Dortmund, Bonnen dhe Werl.

Policia gjermane kishte nisur hetimet për grupin e fshehtë që nga vjeshta e 2023. Ndërsa në dhjetor të 2023 kapi një shqiptar pjesë të grupit, me 180 kg marijuanë.

Thuhet se të dyshuarit kishin importuar marijuanën me kamionë nga Spanja dhe e shishnin atë në Gjermani. Policia sekuestroi rreth 200 kg marijuanë në një shtëpi në Bonnen. Hetuesit gjetën gjithashtu lëndë narkotike të tjera, një armë bosh, fishekë si dhe mijëra para cash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu