Imunizimi i popullsisë/ Finlanda heq çdo masë anti-Covid në tetor

0

Finlanda do të heqë kufizimet e fundit antiCOVID-19 në fuqi, kur 80 përqind e popullsisë së rritur të jetë plotësisht e vaksinuar, njoftoi qeveria, një kufi që duhet të arrihet deri në tetor.

“Qëllimi ynë është të rihapim shoqërinë dhe ta mbajmë të hapur”, u tha kreu i qeverisë, Sanna Marin, gazetarëve në Helsinki, pas një takimi të kabinetit për strategjinë e vendit kundër COVID-19.

Finlanda, vendi më pak i populluar në Bashkimin Evropian, ka përjetuar një nga nivelet më të ulëta të infektimeve në rajon që nga fillimi i pandemisë, edhe pse numri i rasteve është rritur ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht në mesin e grupeve të pavaksinuara të popullsisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here