Inceneratori i Elbasanit/ Lirohet Alqi Bllako, ja me sa vite burg u denua Lefter Koka

0

Gjykata e Posaçme ka marrë sot vendimin  për inceneratorin e Elbasanit.

Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg, ndërsa ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm.

Biznsemeni Mirel Mërtiti dënohet me 6.8 vite burg. Bashkëshortja e tij Stela Gugallja dënohet me 4.8 vite burg. Të dy këta janë në arrati.

Klodjan Zoto 6.8 vite burg.

Pëllumb Abeshi dënohet me 2.8 vite burg.

Jonida Zeqo me 2.8 vite burg.

Bardhyl Cabiri me 2 vite burg.

Serafin Papa me 1.4 vite burg.

Gjithashtu është konfiskuar kompania fituese e këtij inceneratori “Albtekenregy”.

Konfiskohet edhe kantina “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në vlerën e dyshuar që është korrupsioni, pra 3.5 mlionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu