TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Kryemadhi është thirrur nga Prokurorët në ambientet e SPAK për t’u pyetur për kallëzimin që ka kryer për inceneratorin e Elbasanit.
Kryemadhi përveç se do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve do të dorëzojë prova te reja mbi këtë aferë.