Incident i paprecedentë në ndeshjen Brazil-Argjentinë

0

Një incident i paprecedentë është regjistruar në ndeshjen mes mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Supersfida është ndërprerë deri në një vendim të radhës, pasi autoritetet braziliane u futën në fushë dhe tentuan të arrestojnë futbollistët argjentinas.

Autoritetet shëndetësore të Brazilit dhe policia u futën dhe fushë dhe tentuan të kapin me forcë katër futbollistë argjentinas, Lo Celso, Buendia, Romero dhe Emi Martinez, të cilët akuzohen se i shkelën rregullat e karantinimit në Brazil.

Të katërt vijnë nga Premier League dhe të gjithë personat që shkojnë në Brazil nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të bëjnë 14 ditë karantinë në Brazil.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu