Balla karshillëk Ramës në Elbasan

0

Një dron ka fluturuar mbi “Elbasan Arena” gjatë sfidës mes Shqipërisë dhe Hungarisë, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

 

Gjyqtari ndali për pak sekonda lojën kur mbi stadium nisi të fluturonte një dron që mbante një parullë. Shumëkujt i shkoi ndër mend ngjarja e famshme në Beograd me Ballist Morinën, por kjo nuk kishte asgjë të ngjashme.

 

Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla. “TAULANT BALLA, ELBASANI YT TE DO”, shkruhej në parullën që shpalosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në vend që mesazhi të shkonte siç donin, tifozeria ka shpërthyer në kor duke thirrur: Rama ik, Rama ik…Të mërzitur se pse ua hoqi nga sekretar i përgjithshëm në PS, Balla duket se ka nxitur tifozët që kishte futur si mbështetës të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu