Indeksimi i kostos së jetesës, rriten 6% pensionet dhe me 7% pagat e administratës, policisë së shtetit dhe burgjeve

0

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se pensionet do të indeksohen me 6 për qind në muaj duke nisur nga tetori 2022.

Ai tha se 6 për qind rritje vlen për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Në vijim Rama tha se ky është indeksimi i dytë brenda vitit pasi në prill 2022, pensionistëve iu dhanë për 3 muaj, gjithsej 9 mijë lekë.

Megjithatë kjo rritje u aplikua vetëm për pensionistët që jetojnë më vete dhe në certifikatën familjare nuk kanë asnjë fëmijë.

Në këtë mënyrë shumë pensionistëve që formalisht ose jo kishin fëmijët në certifikatë, nuk e përfituan këtë rritje.

Këtë herë, Rama u shpreh se përfitoj ë të gjithë pensionistët, por kjo do të qartësohet pasi të zbardhet vendimi.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot atë që ai e quajti Paketën e re të Rezistencës Sociale e cila tha se ëshë konceptuar si një mbështetje afatmesme, në kuadrin e krizës globale që në Shqipëri ka reflektuar përmes rritjes shpesh abuzive të çmimeve për produkte dhe shërbime nga tregtarët dhe kompanitë e tjera private.

Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë në tetor 2022 shtesë të pagës për administratën publike me shtatë për qind në muaj, mbi nivelin e pagës aktuale bruto, raporton noa.al e cila ndoqi konferencën për shtyp.

Në të vërtetë siç Rama dhe ministret e tij Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj thanë, bëhet fjalë për indeksim të pagave dhe jo rritje të tyre.

Kjo është hera e parë që administrata publike në rreth 9 vjet përfiton shtesë page përmes indeksimit, pavarësisht se inflacioni ka qenë gjithnjë në rritje.

Aktualisht inflacionit sipas qeverisë është 7.5 për qind, por shumë njerëz thonë se në të vërtetë rritja e çmimeve më 2022 është shumë më tepër sesa kaq.

Më herët në korrik, qeveria aplikoi rritje pagash për ushtarakët, mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Nga indeksimi 7 për qind i pagave të administratës përfitojnë dhe policia e shtetit dhe policia e burgjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu