Infermieri me shpejtësi ‘skëterrë’ përplaset me trafikndarëset, makina ‘fluturon në ajër’ dhe përmbyset në korsinë tjetër

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan, në autostradën Fier-Lushnjë. Automjeti tip Benz është përplasur me trafikndarëset dhe ka kaluar në korsinë tjetër, çka ka sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Humbja e kontrrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit të rëndë.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit me profesion infermier është transportuar me urgjence ne spital. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu