Tjetër aksident i rëndë në superstradë, katër persona mbeten të plagosur

0

Pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Raboshtes ka ndodhur një aksident i rëndë, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.

Burime bejnë me dije se dy makina janë përplasur dhe për pasojë njëra ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona.

Përplasja ka qenë shumë e fortë duke sjellë edhe dëmtime të mjeteve të tjera. Nga aksidenti është bllokuar edhe qarkullimi në superstradë.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu