Infermierja 25-vjeçare Risela Llapushi humb betejën me sëmundjen. Familja kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të siguruar fondet e transplantit të mëlçisë

0

Një lajm i dhimbshëm ka prekur zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Risela Llapushi, një infermiere vetëm 25 vjeçe, me banim në Belgjikë, ka ndërruar jetë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë në mëlçi.

E re, në lule të rinisë, me një profesion fisnik dhe një shpirt human, Risela nuk ia doli të kryente transplantin jetik të mëlçisë që do t’i shpëtonte jetën.

Shpresa e vetme për të ishte një ndërhyrje urgjente në një spital të specializuar në Turqi, me një kosto prej 100 mijë euro.

 

 

 

Përballë kësaj sfide të pamundur për familjen e saj, të afërmit bënë apel për ndihmë publike, duke hapur një llogari donacionesh në platformën GoFundMe dhe duke kërkuar mbështetje në media , ku apeli u publikua dhe shpërnda me shpejtësi.