Info-Elbasani, një platformë idesh për të gjithë!

0

Nga Anisa Bahiti

Pas një start-upi të suksesshëm Info-Elbasani i reformuar, me një ekip të plotë nga Kryeredaktori Salliu që është dhe themelues i kësaj media së bashku me të gjithë grupin e të rinjve, në një muaj punë intensive, arriti të renditej në 100 portalet më të mira në Gjuhën Shqipe sipas monitoruesit global të audiencës së internetit, Alexa.com.

Jemi ende në start, pasi Info-Elbasani, nuk synon të jetë vetëm një agjenci informative rajonale, por një platformë e hapur idesh kombëtare, sidomos për të rinjtë që nuk e gjejnë veten askund.
Duke i krijuar një hapësirë sado të vogël për publikimin e një ideje, e një projekti, e një opinioni, tek Info mund ta gjejë veten gjithkush. Tek Info-Elbasani nuk egziston fjala “UNË”, por “NE” dhe parimi “i pari ndër të barabartë”.

Në muajt që vijnë do të kemi rubrikat e reja si forum të hapur mendimi dhe sondazhet politike të hapura për të gjithë.

Info-Elbasani do ta testojë veten në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm si një media e paanshme, por edhe si një institut mendimi politik i atyre që nuk e gjejnë veten në asnjë parti politike. Rasti me sondazhin e hapur të votimeve brenda PD-së së Qarkut Elbasan, ku morën pjesë 10.600 votues dhe rezultatet u konfirmuan në kutitë e votimit, është tregues i seriozitetit që jep rezultat.

Info-Elbasani së shpejti do të jetë dhe një Web-Tv i mirëfilltë, një dritare ku çdo i ri mund të afirmohet përmes një projekt-ideje të qëndrueshme.
Sigurisht, ne ju garantojmë se, rruga jonë e mbushur me sfida, është vërtet e gjatë. Ky është vetëm fillimi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu