Infoweb Media tre vjet sfida dhe suksese!

0

Platforma mediatike Infoweb Media mbushi sot tre vjet nga krijimi i saj.
Në fakt platforma e ka zanafillën që në vitin 2009 kur ajo ishte në versionin print dhe në vitin 2016 kaloi në versionin print dhe online.
Ndërsa tre vjet më parë platforma u riorganizua duke prezantuar tashmë një media të plotësuar kombëtare e ndërkombëtare.
Kanë qenë tre vite sfida por edhe suksesi. Infoweb Media ishte një kombinim perfekt i teknologjisë dixhitale dhe i gazetarisë profesioniste dhe që shumë shpejt depërtoi në zemrën e audiencës.
Ajo është një platformë që e ka ndërtuar strategjinë e saj për të qenë pranë qytetarëve, për të trajtuar problematikat dhe shqetësimet e tyre me paanshmëri, vërtetësi e objektivitet.
Infoweb media dëshmoi në këto vite se, duke punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke e thënë të vërtetën ‘sheshit’ në sy, ngjall besim te njerëzit.
Ne premtojmë se do ta vazhdojmë misionin tonë fisnik, atë të informimit qytetar. Ky është tashmë një rrugëtim pa kthim. Sepse mbështetësit tanë jeni ju njerëzit e thjeshtë. Jeni ju fuqia jonë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu