“Infrastruktura e NATO-s punon kundër Rusisë” Kremlini paralajmëron: Po krijohen kushte armiqësore

0

Zyrtarët e Moskës kanë deklaruar së fundmi se e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s, madje edhe satelitët e saj, po punojnë kundër Rusisë për llogari të Ukrainës gjatë gjithë kohës.

“Ne po shohim se si e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s po funksionon kundër Rusisë dhe shohim se si e gjithë infrastruktura e inteligjencës e NATO-s, duke përfshirë aviacionin zbulues dhe grupimet satelitore po punojnë në interes të Ukrainës në çdo moment”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sipas Peskov, veprime të tilla krijojnë kushte “shumë armiqësore” për Rusinë, të cilat nuk mund të kalojnë pa u vënë re nga Moska.

(BalkanWeb)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu