Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Fillimisht ishte Gjykata Italiane e Apelit që në Maj 2024 dha dritën jeshile per ekstradimi e tij ndërsa tashmë vula e ekstradimit është vënë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio.
Në prill të vitit 2024, Gjykata e Shkodrës, vendosi 4 vite burg për sipërmarrësin Italian. Në janar të vitit 2021 në një fshat të Pukës, Pecorelli inskenoi vdekjen e tij duke djegur makinën që kishte marrë me qira dhe hodhi disa mbetje skeletore brenda saj.
Ai u gjet disa muaj më vonë ku u zbulua se ishte gjallë dhe gjithcka kishte qënë një inskenim i tij, pasi kishte qënë ne kërkim të një thesari