Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend. ‘Scan Intel’, nisur nga të dhënat, ka analizuar tregun e punës në Shqipëri për vitin e kaluar, sipas qarqeve, për të parë se si variojnë treguesit
Referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati me 69.1%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive.
Pra, nisur nga këto të dhëna duket se qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit janë qarqet me potencialin më të lartë sa i përket pjesëmarrjes në forcat e punës.