Inter mohon shitjen te sheikët arabë, një bankë kineze në ndihmë, borxhi nuk po ulet

0

Thashethemet e para për bisedime të thella mes familjes Zhang dhe fondit saudit PIF për shitjen e Interit datojnë në mes të shtatorit të këtij viti, ndërsa dy ditët e fundit u përforcuan edhe më shumë.

Por drejtuesit e klubit zikaltër kanë mohuar që të ketë pasur bisedime me pronarët e rinj të klubit të Newcastle, madje familja Zhang po lëviz për shlyerjen sa më parë të borxheve. Qeveria e Pekinit dhe bankat kineze po punojnë për të rinegociuar borxhin e grupit Suning.

Një nga bankat më të mëdha shtetërore kineze, CITIC, është përfshirë në operacion. Nga ana tjetër, Suning ekspozohet për 2.6 miliardë dollarë drejt Evergrande, e cila është në rrezik falimentimi dhe qeveria e Pekinit do të donte ta shmangte atë.

Për këtë arsye një riorganizim i grupit është duke u studiuar për të ristrukturuar ekspozimin e përgjithshëm të borxhit.Në këtë kuptim, familjes Zhang mund t’i kërkohet të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve të grupit. Ndoshta edhe në atë që është pasuria më e rëndësishme e Suning Sports është Interi.

 

 

Më 28 tetor, mbledhja e aksionarëve do të miratojë 246 milionë në buxhet dhe Steven Zhang do të marrë pjesë në videokonferencë. Pronarët e Interin kanë kohë deri në janar të bëjnë diçka, ndryshe mund të detyrohen të shesin klubin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu