Interpelanca për tokat bujqësore/ Krifca i përgjigjet Braçes: Prezantimin tënd nuk di nga ta kap

0

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka mbajtur fjalën e saj në foltoren e kuvendit në përgjigjie të interpelancës së thirrur nga deputeti i PS, Erion Braçe sa i takon dhënies së tokave bujqësore me qira.

Krifa tha se nuk dinte se nga të fillonte analizimin dhe përgjigjien ndaj prezantimit të bërë nga Braçe lidhur me pyetjet e ngritura mbi këtë interpelancë. Më tej ministrja tha se po kryhej procesi i digjitalizaimit për të bërë të mundur përditësimin e informacionit sa i takon tokave bujqësore në përdorim dhe fushave të tjera të bujqësisë.

“Është pak e vështirë të flas për interpelancën në mes të një prezantimi të bërë nga deputeti të cilën nuk di nga ta kap. Biem dakord bashkarisht që menaxhimi i mirë i tokës së bujqësore mund të bëhet nëpërmjet digjitalizimit të të dhënave. Digjitalizimi ka hapur në ministrinë e bujëqsisë, një kantier të rëndësishëm për përditësimin e informacionit.

Ne po ndërtojmë për herë të parë regjistrin e fermës të plotë, një pasqyrë që na jep informacion të saktë jo vetëm për prodhimin e tokës.
Më tej po vijojmë me një sistem të ri digjital me informacione nga terreni sa i përket shëndetit të kafshëve. Gjithashtu me digjitalizimin për sistemin e institutit të sigurisë ushqimore të bujqësisë që shkurton ndjeshëm kohën për përgjigjet e analizave”
– u shpreh Krifca.

Bujqësia, Braçe ‘mea culpa’ në Kuvend: Jam bërë populist, mërzita Netën dhe Pandin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu